Engjellushe Spada eshte 43 vjec e lindur ne Shkoder dhe banuese ne Durres. E martuar, me dy femije, familja kishte te ardhura te vogla me burim pagen e bashkshortit nderkohe qe kerkesat e familjes vinin ne rritje. Pasionin e saj te kahershem, qendisjen Engjellushja e kish kthyer ne profesion te cilin e ushtrinte sporadikisht vetem ne te njohurit e saj, ne pamundesi per blere mjetet e nevojshme e per te krijuar nje aktivitet te mirefillte qendisje.eshtu ne ne Nentor te vitit 2014, Engjellushja u afrua prane SHKK-se se deges se Durresit dhe teksa u njoh me natyren e SHKK-se dhe kuptoi deshiren e mire per ta ndihmuar si dhe lehtesine e marrjes se nje kredie, nuk nguroi te anetaresohej duke perqafuar vlerat e SHKK-se e duke marre keshtu ne dore jeten dhe familjen e saj.
Me ane te kredise se pare prej 400 mije leksh, Engjellushja mundi te blinte lenden e pare per qendistarine. Duke pare se kete hua, me ane te kesteve te vogla, arriti ta shlyeje ne kohe, atehere kerkoi nje kredi te dyte me qellim blerjen e nje makine moderne qepese.
Dalengadale klientet u shtuan dhe ne saje te ketyre hapave te nderrmara nga Engjelllushja si dhe mundit dhe zotesise se saj, biznesi i vogel u shperblye me se miri. Aktiviteti qe ushtron eshte i lodhshem por te fal shume kenaqesi, pohon Engjellushja vete. Klientet e pelqejne punen e zonjave qe qendisin dhe vleresojne faktin qe kjo pune eshte teresisht artizanale.
Tashme Engjellushja e ushtron aktivitetin e saj ne nje vend te mirepozicionuar ne qytet dhe ka punesuar dhe njerez te tjere.
Punet e saj nuk jane vetem teknike por dhe artistike dhe pasioni me te cilin punon e kane ndihmuar edhe ne raklamimin e ketij aktiviteti, frytet e te cilit ia kane bere jeten me te bukur Engjellushes dhe familjes se saj.