Rajmonda Kërçuku, 40 vjeç, mama e 4 djemve, është anëtare e Shoqërsië së Kursim Kreditit në degën e Gramshit që prej vitit 2010. Gramshi është një fshat në rrethin e Lushnjës. Dega e SHKK-së së Gramshit ka mbi 250 anëtarë.
Para se të bëhej anëtare e Shoqërisë së Kursim Kreditit, Rajmonda e mbante familjen vetëm përnes një ngastre toke në oborrin e pasëm të shtëpisë. Ajo mbillte sasi të vogla perimesh për nevojat e konsumit familjar. Fëmijët po rriteshin dhe filluan të shkojnë në shkollë e për rrjedhojë kërkesat sa vjen e rriteshin më shumë. Rajmonda e përshkruan këtë kohë pamundësie ekonomike për të ndihmuar familjen e saj si tepër të vështirë. “Ne kauma kohë të vështira. Niveli ekonomik i familjes time ishte i varfër dhe megjithëse dëshira jonë ishte e lartë, ne nuk mund t’i çonim fëmijët në shkollë edhe për gjatë.”
Në pamundësi për të fituar të ardhura mjaftueshëm nga ngastra e tokës në oborr, Rajmondës iu desh të mendonte për alternativa. Familja e saj zotëronte një copë tokë në fshat dhe ajo mendonte të rriste një vreshtë, duke qënë se në adoleshencë ndihmonte vreshtat e zotëruara nga shteti në komunën e saj. Gjithsesi, pa një mbështetje financiare, zhvillimi i tokës ishte thuajse i pamundur. Ajo kish dëgjuar për SHKK-në e Gramshit nga disa mike që ishin bërë anëtare. Pasi u njoh me një nga themeluesit e SHKK-së, ajo vendosi që t’i bashkohet menjëherë SHKK-së. E diskutoi me bashkshortin e saj, i cili ishte gjithashtu i besimit se anëtarësia qe një ide e mirë.
Në vitin 2010 Rajmndës iu dha një hua prej 2,500 €. Huaja e lejoi Rajmondën të blejë fara, pesticide dhe material të tjera të nevojshme për të mbjellë një hektar vreshtë. Vreshta u mboll sipas 3 varieteteve të rrushit. Si fillim, ata filluan të shesin rrushin në merkatën locale dhe me të ardhurat e marra, familja mundi të përmirësojë situatën ekonomike dhe të shlyejë kredinë e marrë. Më pas, Rajmonda filloi të prodhojë verë të kuqe dhe të bardhë si dhe raki. Ajo shet kështu produkte të ndryshme që vijne nga kultivimi i rrushit në tregun vendas ku kërkesa sa vjen e rritet, sidomos gjatë periudhës së pushimeve. Aktualisht Rajmonda prodhon verë dhe raki në shtëpi, në mënyrë të thjeshtë. Nga të ardhurat e fituara nga biznesi i vogël, Rajmonda mundi të paguajë huanë e parë dhe në Prill 2012 ajo morri një kredi të dytë prej 800 €. Ajo e ka zgjeruar tashmë vreshtën. Ndërkohë, Rajmonda po mendon të blejë një makineri për prodhimin e produkteve të rrushit më me lëhtësi duke rritur kështu eficencën dhe prodhimin. Tani e gjithë familja është e angazhuar në biznesin e vogël. Përpos vetes, Rajmonda ndihmoi dhe kunatën e saj Meritën, që me ndihmën e një kredie pranë SHKK-së, të rrisë vreshtën e saj ngjitur me atë të Rajmondës.
Rajmonda i është shumë mirënjohëse SHKK-së. Tani ajo pohon se: “ Ka ndryshuar jetët tona. Biznesi ynë famijar tani po shkon shumë mirë, situate ekonomike e familjes është përmirësuar pa masë dhe ëndrra ime për t’i çuar fëmijët në shkollë u bë më në fund realitet”
Rajmonda e dinte mirë që në fillim se rritja e rrushit nuk ishte një rrugëtim i thjeshtë. Do të duheshin vite deri sa ajo të merrte rezultate të ndjeshme nga puna e saj. Gjithsesi, ajo beson se më e mira është ende përpara dhe që fëmijët e saj do të jenë aty për të vazhduar atë ç’ka ajo filloi.